
2025
Dashuri me Këste Movie
Tre miq nga fshati Sheldi përfshihen në xhirimet e një aktoreje të famshme, përballen me sfida dhe përvoja të reja, dhe zbulojnë se dashuria e vërtetë triumfon.
Tre miq që jetojnë në fshatin Sheldi duan të ndryshojnë jetën e tyre. Ideja e krijimit të një kënge dhe ndërtimit të një restoranti për ta kthyer fshatin e tyre në një destinacion turistik i shoqëron ata, por pa rezultat. Përpjekjet e tyre ndërpriten nga ardhja e një aktoreje me famë botërore në fshat, e cila do të realizojë xhirimet e saj të radhës në Sheldi. Të tre miqtë bëhen pjesë e stafit të xhirimeve. Këtu fillon udhëtimi i tyre në një model të ri jete, me përvoja të reja, sprova, por mbi të gjitha, afrimi me aktoren e famshme botërore. Në fund, dashuria e vërtetë mbizotëron, ajo e përjetshmja.
Shënim: Ky film mund të shikohet brenda 24 orëve pas blerjes.